Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në një pallat 12 katësh në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit.

Një qytetar ka sjellë në redaksinë e "DurrësLajm" një video ku duket situata e rëndë në pallatin shumëkatësh, sidomos në katet e para të godinës, ku ka rënie suvaje e çarje muri.

Sipas dëshmise së qytetarit, tërmeti i të martës ka nxjerrë në pah se gjatë montimit të ashensorit në këtë objekt nuk janë zbatuar të gjitha parametrat teknikë.

Ashtu siç duket edhe në video, ashensori i shumëkatësisht në rrugën "Neki Libohova" është jashtë funksionit.