Qytetet shqiptare me trashëgimi otomane tërheqin më shumë turistë

17/08/2013 - 13:53

Agjencia turke e lajmeve: Një nga qytetet më të lashtë dhe ekonomikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësi ka qenë nën sundimin osman për 5 shekuj

DURRËS, 17 gusht 2013 – “Qytetet shqiptare me trashëgimi otomane tërheqin më shumë turistë”, ky është titulli i një artikulli të agjencisë turke të lajmeve Kuzey Neës Agency, që ka transmetuar më 16 gusht 2013 dhe një telereportazh (sh. videon nëhttp://www.worldbulletin.net/?aType=haber&ArticleID=115237).

Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë që ndodhet në bregdetin Adriatik, është bërë një pikë e rëndësishme turistike, jo vetëm për plazhin e madh dhe peizazhin mahnitës, por edhe për të kaluarën e thellë dhe pluraliste historike.

Një nga qytetet më të lashta dhe ekonomikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësi ka qenë nën sundimin osman për 5 shekuj. I themeluar në vitin 627 para Krishtit, si qytet strategjik përballë qytetit bregdetar italian të Barit, Durrësi ishte vetëm 72 km larg nga Italia. Në të kaluarën kjo afërsi gjeografike krijonte probleme pasi emigrantë të paligjshëm nxitonin nga Italia drejt Shqipërisë, por aktualisht shërbimet e trageteve ndërmjet Barit dhe Durrësit ndihmojnë autoritetet italiane dhe shqiptare të përballojnë emigracionin e paligjshëm.

Përveç kafeneve relaksuese, porti historik dhe restorantet komforte, Durrësin e zbukurojnë edhe shumë monumente në nderim të shqiptarëve të shquar, që dhanë jetën për atdheun. Kalaja e vjetër e ndërtuar mbi një kodër me pamje Durrësin, është simbol i qytetit.

Durrësi ka qenë një strehë e sigurt gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Qindra e mijëra kosovarë erdhën në qytet për të shpëtuar nga lufta që shkatërroi atdheun e tyre. Ndonëse kjo prirje vazhdon edhe në ditët tona, ka arsye tejet të ndryshme. Kosovarëve sot shkojnë në Durrës jo për shkak se u kërcënohet jeta, por vizitojnë Durrësin si turistë për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë.

Gjatë sundimit komunist, Shqipëria ka pasur lidhje minimale me pjesën tjetër të botës. Megjithatë, destinacionet turistike si Durrës kanë ndihmuar vendin të zhvillohet me shpejtësi, duke i dhënë reputacion ndërkombëtar në rritje. Qytetet bregdetare shqiptare me hotele të ndërtuara rishtazi, të rehatshme po bëhen rivalë ekonomikë të ishujve grekë, për një kohë të gjatë si pikë kryesore për turistët evropianë.

Xhamitë e Durrësit që të kujtojnë osmanët

Përveç trashëgimisë romake dhe vendeve turistike, një nga faktorët që e dallon Durrësin nga qytetet më evropiane bregdetare është trashëgimia e tij osmane. Ka shumë vepra arkitekturore në Durrës duke përfshirë xhaminë Fatih, sikurse Berati dhe Korça.

Në fillim të shekullit të 16-të, Sulltani Mehmet Fatihu bleu tokën e një kishe dhe ktheu në xhami, që tani njihet si  xhamia Fatih. Gjatë viteve kur Shqipëria të regjimit komunist, si të gjitha institucionet e tjera fetare, edhe shërbimet në xhami u ndërprenë. Ato u rihapën pas rënies së komunizmit në vitin 1990. Rinovuar nga Ministria shqiptare e Turizmit, edhe Turqia ka kontribuar në restaurimin e xhamisë Fatih. Çka e bën xhaminë Fatihunikale në konstruksionin e saj është se, në dallim nga shumë xhami otomane, ajo nuk ka kube, por çati.

Një tjetër xhami që u mbyll nga komunistët ishte Xhamia e Re në qendër të Durrësit. Ndërtuar në vitin 1938, xhamia u mbyll nga Enver Hoxha në vitin 1967. Myftiu i Durrësit, Redi Quku tha: “Kur Enver Hoxha zhvilloi luftë kundër xhamive, minarja e Xhamisë së Re u shkatërrua. Pas komunizmit xhamia jonë u rihap në vitin 1994. Me ndihmën e komunitetit lokal mysliman, u kryen punime restaurimi dhe xhamia u bë gati për t’u përdorur nga myslimanët. Xhamia e Re nuk tërheq vëmendjen vetëm të myslimanëve; turistët që udhëtojnë drejt Durrësit gjithashtu e vizitojnë këtë xhami”. Restaurimi u financua edhe nga myslimanët që jetojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Megjithatë, ka ende shumë për të bërë dhe komuniteti mysliman kërkon mbështetje të mëtejshme financiare për të kryer punime restaurimi.

Më tej në artikull flitet edhe për Elbasanin.

Fotot që shoqërojnë shkrimin “Dyrrah”-u i ka nxjerrë nga videoja turke, ku jepen pamje nga xhamia Fatih dheXhamia e Re dhe të intervistuarin, myftiun e Durrësit Redi Quku.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mba

Parlamenti i Hollandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë së saj,

Deti Adriatik nxjerr në breg, në Durrës, breshkën gjigande shumëvjeçare.

Ish-zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, ardhur në detyrë pas marrëveshjes së bërë Rama-Basha, para zgjedhjeve të shkuara, ka paditur n

Mesazhi i Pashkëve Katolike këtë vit ka shkuar për politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e përfaqësojnë.

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas.

Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.

Forca Ajrore shqiptare do te pajiset edhe me helikopterë “Black Hawk”, falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. 

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme ant