Tashmë është bërë e zakonshme që çdo të diel gjatë sezonit veror, autostrada Tiranë-Durrës të rëndohet nga trafiku i automjeteve. Edhe sot, një nga akset kryesore të vendit është bllokuar që herët në mëngjes për shkak të numrit të lartë të mjeteve që i drejtohen bregdetit për të pushuar.

Edhe pse shumë drejtues automjetesh kanë zgjedhur mëngjesin herët për të udhëtuar, përsëri nuk i kanë shpëtuar trafikut. Vargu i makinave në autostradë prej disa minutash është bërë kilometrik.

Shumica e tyre shkojnë për të kaluar ditët e nxehta në plazhin e Gjirit të Lalzit, i tejfrekuentuar nga pushuesit e kryeqytetit dhe të Durrësit, e një pjesë tjetër e madhe i drejtohen plazheve në qytetin e Durrësit.