Poliklinika e specialiteteve të ndryshme në qytetin e Durrësit frekuentohet nga një numër i lartë qytetarësh të cilët kanë nevojë për ndihmën e bluzave të bardha. Kjo shkakton edhe radhë të gjata pritjeje, ndonëse vuajnë prej kohësh nga sëmundje kryesisht kronike. Pavarësisht ankesave të herëpashershme nga ana e qytetarëve për situata të tilla, ende asgjë nuk është përmirësuar. Prej orësh të tëra janë të detyruar të presin në radhë pavarsisht gjendjes shëndetësore.

Radhët e gjata e orë të tëra pritjeje nuk është diçka e panjohur për ambulancën qendrore të qytetit, kjo për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Një situatë si kjo nuk është aspak komode për ata të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor duke patur parasysh edhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.