Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rakacolli: Rama meritë të veçantë për vaksinat, Sinovac 100% e sigurt

13/04/2021 - 12:53

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave teksa theksoi se lufta më e madhe e shteteve është pikërisht arritja e marrëveshjeve.

Ajo tha se vaksina kineze u mor përmes distributorit turk për shkak se u gjet në një kohë më të shkurtër ndërsa theksoi se është marrë me një kosto më të ulët se sa po të merrej direkt nga Kina.

"Kemi parasysh një gjë që unë e thashë më një fjali. Sfida më e madhe është sigurimi i vaksinave. Nuk ka vaksina për të gjithë botën në të njëjtën kohë. Është meritë e veçantë e kryeministrit sigurimi i vaksinave. Kemi dashur në një kohë sa më të shkurtër të sigurojmë doza vaksinash. E rëndësishme është edhe kosto. Kostoja për ardhjen nga Kina do ishte më e madhe se sa vlera që i morën nga Turqia. Arsyeja pse i morën nga Turqia është se i gjetëm në një kohë shumë të shkurtër. Ato do të jenë të pranishëm deri në fund të majit.

 Deri në fund të majit do kemi dhe më tepër se 500 mijë persona të vaksinuar. Në lidhje me efikasitetin kemi dashur të sigurojmë një vaksinë të sigurt. Në lidhje me përqindjet e rezultateve kanë të bëjnë me vendin ku është përdorur, grupin ku është përdorur. Nëse bëhet një studimi i cili ka njerëz të vaksinuar, ku incidencë e sëmundjes është shumë e lartë, mundësia për të marrë është më e madhe. Diferenca që dalin nga studimet kanë të bëjnë me vendet ku janë përdorur. Efikasiteti I vaksinës kineze nuk është më i vogël", deklaroi Rakacolli.

Ajo tha se vaksina kineze është e sigurt dhe theksoi se është 100% e sigurt se personat që e kanë marrë atë vaksinë nuk kanë humbur jetën për shkak të saj.

"Ato që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca kanë pasur testin dhe shenjat klinike. Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit që ka përgjegjësi për llojet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri e ka parë me shumë vëmendje. Sinovac është efikase. 100% ata që e kanë marrë nuk kanë humbur jetën. Sa i përket kohës kur formohet anti-trupat nuk mund të kërkojmë përgjigje të prera. Nuk dihet sa zgjat imuniteti. Jo çdo person i ka aftësitë imune njësoj.

Fakti që kanë nevojë edhe për dy doza vaksinash, edhe koha e marrjes së tyre është e ndryshme. Gjatë kësaj kohe duhet që njerëzit të vazhdojnë të respektojnë masat parandaluese. Sa i përket faktit të nevojave duhet pasur parasysh se janë bërë marrëveshje me prodhuesit dhe distributorët. Fakti që janë bërë dy akte normative për të njëjtën vaksinë është bërë për faktin që është diçka e pazakontë për sistemin tonë legjislativ. Kështu është vepruar edhe me vaksinat e tjera. Edhe me Pfizer", u shpreh zëvendësministrja e Shëndetësisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lagje e re pritet të nisë të ndërtohet në Ishëm, për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

Ministrja Ogerta Manastirliu njofton se tashmë në Shqipëri numri personave që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, ka shkuar në 600 mi

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar 57 raste poziti

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës, me banim në Gjirin e Lalëzit.

Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gjirin e Lalzit, ku një familje me tre anëtarë nga Gjilani i Kosovës humbën jetën pasi konsumuan kërpu

Kjo është shtëpia e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit, ku ata po qëndronin prej ditësh.

Policia e Durrësit ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një shtëpi të marrë me qira.

Kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti nga Kosova, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave t

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel.