Gazetarët janë kundër paketës antishpifje të propozuar nga qeveria për rregullimin e medias online.

Gazetari i njohur Ylli Rakipi e quajti paketën antishpifje, inisiativë personale e kryeministrit dhe nuk kurseu ironinë ndaj deputetëve të maxhorancës.

“Mos pëlqimi i kryeministrit është e njohur publikisht dhe e demostron nga mënyrat më të ndryshme. Ndoshta një pjesë nga ju jeni të kënaqur me daljet e tij e liderit tonë që përveç përmbajtjes demonstron edhe në formë,. Vishet si profeti Muhabed”.

Rakipi e quajti iniciativën fashiste dhe i bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë pasi nëse do e bënin  turpi do binte mbi ta.

“Me një gjuhë denigruese, fyese, “qenef” “hale” pusho atë qenin, atë analist thotë nëpër rrugët e Kasharit. Projektligjet e medias online kanë frymë fashiste dhe e vendosin median onlinë nën kontrollin e dy institucioneve që i kontrollon qeveria. Ju është dërguar një pr/ligj që ta ktheni në ligj për të ligjëruar urdhrin administrativ të Enver Hoxhës. Do të ngrihet AKEP dhe AMA e do të marrin vendime për të goditur media sic kërkon lideri ynë suprem. Urdhri adminsitrativ të vihet mbi vendimin e gjykatës. Këtë po ju kërkohet zoti deputetë. Bëjeni por turpi do të jetë i juaji.

Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë përpjekje, administrata e Sali Berishës por nuk e bëri dot. Turp do të mbetet po e bëtë ju. Këto pr.ligje nuk janë të ngjashme me asnjë inisiativë në vendet demokratike. Edhe sikur ta shartoni nuk e bëni dot se do ju dalë shëmtirë. Do ju vijë turp nesër nga vetja. Këshilli i ankesave brenda AMA do ketë mundësi të vërë gjoba për gazetarët që kanë rroga të turpshme minimale. Dhe nuk ke të drejtë të shkosh në gjykatë. Kjo është fashiste. Ju po bëni veting dhe nuk ke besim tek kjo drejtësi por do të vendosësh vetë drejtësi. Është mendësi totalitare, vec përpjekje për të denigruar median me agjitacion e propagandë”, tha Rakipi.