Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut. Në familjen e varfër, shefi i qeverisë bëri pubik rindërtimin total të banesës së familjes së Hysen Zhupanit në zonën e “4 Rrugëve” në Shijak. Rama u premtoi rindërtimin e banesës së tyre.

Punimet zgjatën rreth 3 javë nga firma e ndëtimit  “Lura” dhe sipas çiftit Zhupani, jeta e 5 anëtarëve të kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht. Hysen dhe Vjollca Zhupani, tregojnë se jeta u ka ndryshuar rrënjësisht, por ka krijuar konflikt me fqinjët e tyre, për rrugën dalëse nga shtëpia e tyre, për të cilën ata kanë bërë denoncim edhe në policinë e Shijakut.

Por, fqinji i familjes Zhupani, Besnik Skilja, thotë se Kryeministri ka zgjedhur vendin e gabuar për të investuar, pasi nuk ka qenë i informuar që toka në të cilën është ndërtuar banesa e re nuk është pronë e familjes Zhupani.

Tashmë konflikti mes familjes Skila dhe Zhupani është prezent çdo ditë, gjë për të cilën nevojitet ndërhyrja e herë pas hershme e policisë për të normalizuar situatën.

Ndjekim materialin.

K.H.