Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri ultramodern të kirurgjisë e cila është ringritur në godinën e vjetër në QSUT.

Nje spital ultramodern për kirurgjinë – Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.

Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri.

• 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë

• Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit

• Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale

• Laborator i nivelit të lartë teknologjik

• 120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët”, shkruan Rama në Facebook.