Rama kritikon ish-kryebashkiakun: Ka harruar të mbledhë plehrat në Golem

08/08/2019 - 13:37

Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës, se ka harruar me muaj të tërë të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve.

Kreu i qeverisë iu kërkon ndjesë pushuesve për situatën, ndërsa kujton se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues.

POSTIMI I RAMËS
Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.
Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë.
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet
Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme moti parashikohet të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të ketë vranësira të pakta në zona

Pas vdekjes së gazetaritt ë njohur Fatos Baxhaku, ka ardhur një reagim edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fat

Të premten, paradite, më 16 gusht 2019, në komandën e Forcës Detare në Pepa të Durrësit u prezantuan 12 oficerë të rinj.

Një dëshmitare okulare e ngjarjes së rëndë ku dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas rrëzimit të një skele në një pallat

Të premten, më 16 gusht 2019, në qytetin e Durrësit, inspektorët e task forcës së transportit rrugor monitoruan të gjitha linjat e transp