Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës, ku ka tërhequr veshin për dy drejtues institucionesh, drejtorit të ALUIZNI-t, Arben Isaku dhe atij të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Durrës, Roni Shqopa.

Nga burime të brendshme të mbledhjes bëhet me dije se kryeministri iu ka dhënë një muaj afat të dy drejtuesëve të lart përmendur për të rritur performancën e tyre, ndërsa është shprehur se ka patur mjaft ankesa nga ana e qytetarëve në lidhje me shërbimet në këto drejtori.

Burimet thanë se Rama është shprehur në mbledhje se ish-kreu i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi ka qenë model i punës tek zyra e kësaj drejtorie në Durrës, nën drejtimin e të cilit u bënë 30 mijë leje legalizimi.