I ftuar në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama pati një përplasje me gazetarin Ervis Iliazaj. Madje kryeministri iu drejtua Iliazajt se nuk e njihte fare se kush ishte.

Ervis Iljazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je

Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist

Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti

Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.

Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.