Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e historisë së ish-minatorit, Sali Mëzhikës nga Klosi, i cili ka punuar për 28 vite në minierën e kromit por diçka nuk shkoi siç duhet me llogaritë e pensionit të tij.

Ish-minatori tregon se merrte një pension të ulët dhe për këtë iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes, ku edhe gjeti zgjidhje për problemin që kishte.

"Mirëmëngjes, dhe me rastin e ish minatorit të Batrës që prej 9 vitesh merrte më pak pension se i takonte, dhe i'u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al, duke marrë menjëherë çka i takon dhe pagesën e munguar, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.