Kreministri Edi Rama ka shpërndarë një video në Facebook ku tregon ritmin e punës së shndërrimit të ish-depozitës së plehrave në Porto Romano në Eko Parkun e Durrësit.

Në video duket edhe përfundimi i rrethrrotullimit Nr.1 të unazës.

“Vijon puna transformuese e ish-depozitës së plehrave të Porto Romanos në EkoParkun e Durrësit

Ja disa pamje nga kantieri i unazës rreth EkoParkut, ku ka përfunduar rrethrrotullimi Nr 1 dhe ndërtimi i tombinove”,- shkruan ai në rrjete sociale.