Burime jo zyrtare thone per mediat se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar drejtorin e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, djalin e Filip Cakullit.

Eshte newsbomb.al, që përmes burimeve konfidenciale mësoi se është shkarkuar Zhani Çakuli. Ende nuk bëhet e ditur nëse ky largim i Çakulit, bëhet për ta promovuar në një tjetër post më të rëndësishëm në administratë, apo për ta larguar nga administrata. Arsyet që kanë çuar në këtë vendim të largimit të tij gjithashtu nuk bëhen të ditura.

Zhani Çakuli u vendos në krye të këtij institucioni në nëntor të vitit 2015-të, pasi zëvendësoi të larguarën Luneda Sufali.

Më herët në media është përfolur që vendosja e Zhani Çakulit në krye të këtij institucioni ishte bërë nën ndikimin e babait të tij Filip Çakulli, tek kryeministri Rama. Por gjithsesi nuk dihet ende nëse kjo lëvizje ka lidhje të tjera me “nën tavolinën” e politikës shqiptare, kjo gjë mbetet për t’u parë në ditët dhe javët në vijim.

Por kësaj lëvizje enigmatike në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, të Zhani Çakulit, i shtohet edhe një dilemë tjetër, ajo e përzgjedhjes së drejtorit të ri. Pasi siç pati premtuar në fushatë kryeministri Rama, çdo emërim në shtator do të bëhet transparent dhe në bashkëpunim me qytetarët. Të shohim se si do të zgjidhet drejtori i ri i këtij institucioni /Newsbomb