Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë 2 ditore në Hungari, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit hungarez.

Rama atje është takuar edhe me futbollistin e kombëtares, Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë i skuadrës hungareze Ferencvaros.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë” shkruan Rama.

Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezon të  mirë me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari.

Tani vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro edhe pse gjendemi në mes të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.