Rama tregon herën e parë kur luajti bixhoz

16/11/2018 - 22:50

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Ishte pyetja e moderatores Ola Bruko në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 që e ktheu shefin e qeverisë në vitin 1992. Kjo do të ishte hera e parë dhe e fundit që Edi Rama ka luajtur me lojërat e fatit.

“Kam luajtur njëherë bixhoz në vitin 1992 në Berlin. Isha duke ecur atje luhej në rrugë. Ishte loja me tre kupa dhe një gogël, ishin turq ose arabë ata që luanin me kupa duke i ngatërruar. Ti vendosje 5 marka, 5 marka për mua ishin goxha në atë kohë. Nuk fitova humba, thashë unë nuk e bëj më këtë. Praktikisht të gjithë humbnin. Kur e hapi kupën nuk kishte asgjë. Elvisi e di shume me mire se sa unë. Ne shqiptarët na pëlqen ta sfidojmë fatin. Libri i shenjtë thotë mos u merr me baste”, tha shefi i qeverisë në studio.

Ndërsa Elvis Naçi u shpreh “dëmi është shumë më i madh se sa dobia. Kur vesi është i madh, shoqëria duhet ta largoje me mençuri, asnjë nuk është engjëll. Me moral nuk funksionon. Ligji e dënon. Kur njerëzit dalin mos t’i shikoje me sy. Ligji është shume i domosdoshëm. Kjo është iniciativë e madhe”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në stu

Një studente është shprehur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se është shkëputur nga shkolla për shkak të kushteve të rënda eko

E ftuar në emisionin “Opinion”, një lektore e UAMD-së doli haptazi në mbështetje të kërkesave të studentëve dhe ndërsa nënvizoi faktin se

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka publikuar një raportim në lidhje me protestën e studentëve në Shqipëri

Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para

Pas skandalit të publikuar nga emisioni ‘Të paekspozuarit’ në ‘News24’ në lidhje me kompaninë Dunwell Haberman, e cila fitoi lotin e parë

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka përshëndetur krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas zgjedhjes së anëtarëve, duke e

Në Shqipëri janë shtuar pyetjet rreth firmës së regjistruar në Delaware të SHBA, Dunwell Haberman, e cila përmes falsifikimit të dokument

“Kemi të gjitha arsyet të protestojmë”. Me këto fjalë i janë drejtuar shumë qytetarë durrsakë që ishin dalë të protestonin kryem

Rreth dy orë ka zgjatur komunikimi mes studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë së bashku kanë rënë dakord për përs