Raporti i Frontex: Shqiptarët, kampionë të falsifikimit

Postuar: 29/09/2017 - 12:56

Shqiptarët kryesojnë listën e falsifikatorëve të dokumentave të udhëtimit drejt hapësirës Shengen dhe ishujve britanikë, sipas raportit të fundit të Frontex për vitin 2016 dhe katër muajt e parë të vitit 2017. Gjatë vitit 2016 shqiptarët kanë paraqitur 359 pasaporta të falsifikuara për të hyrë në kufijtë Shengen, ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 kanë tentuar mashtrimin me dokumente udhëtimi 91 shqiptarë. Një e treta e udhetarëve shqiptarë me pasaporta të falsifikuara janë zbuluar në rrugëtimin drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës sidomos nga aeroportet italiane, gjermane dhe spanjolle.

Kosova renditet e dyta me dyqind shtetas që kanë tentuar kalimin në Shengen gjatë vitit 2016 me pasaporta të falsifikuara të vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa shqiptarët kanë preferuar të falsifikojnë dokumenta udhëtimi italiane, greke apo rumune, kosovarët kanë preferuar masivisht ato zviceriane.

Pas ukrainasve, shqiptarët zenë vendin e dytë për refuzimin e hyrjeve në kufijtë Shengen ndërsa renditen të parët për kthimin me forcë të atyre që kanë mundur të hynë ilegalisht në BE. Të parët renditen shqiptarët dhe për falsifikimin e pasaportave të tyre biometrike.

Në vitin 2016 janë kapur 266 shtetas të huaj që kanë tentuar ta përdorin pasaportën shqiptare të falsifikuar ndërsa në muajt e parë të vitit 2017 janë 47 shtetas të huaj të tillë.

Lista vijon me falsifikatorët serbë dhe ata turq. Surprizë në raportin e Frontex përbëjnë një numër pasaportash të falsifikuara kubaneze rreth 11 në vitin 2016 dhe 7 të tilla në muajt e parë të vitit 2017, të përdorura për të hyrë në ish republikat jugosllave, me të cilat vendi komunist ka marrëveshje prej kohës së qeverisjes së Josif Broz Titos./KLAN PLUS/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në një aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një ta

Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyr

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi orët e vona të së mërkurës aksidenti i rëndë me pasojë dy të vdekur në Maminas, një vajzë

   Raporti i organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit në botë e ka radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të, duke

   Në dy ditët e fundit, pranë redaksisë së DurrësLajm kanë mbërritur video dhe foto të qytetarëve të përfshirë në aksidente rrugore për

   Reforma e Shërbimeve Administrative ka dhënë efektin e parë për të gjtihë qytetarët që përballeshin me radhët e gjata në Zyrat e Regji

   Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj prej dy ditësh ndodhet në Britani, ku ka pasur takim me zyrtarë të lartë.

   Në raportin e fundit vjetor të nxjerrë nga shërbimi sekret italian, shqiptarët kanë rezultuar kërcënim i madh për sigurinë vendase.