Rastet e reja në Durrës, 11 pjesëtarë të një familjeje të infektuar me COVID-19

31/03/2020 - 14:11

Ditën e sotme numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës ka pësuar rritje të ndjeshme.

Nga 14 raste një ditë më parë, në 24 orët e fundit u rregjistruan edhe 12 të tjera duke e çuar në 26 numrin e personave të prekur nga COVID-19 në qytetin bregdetar.

Ora News shkruan se 11 prej 12 rasteve të reja i përkasin familjet e tre vëllezërve me banim në Durrës, të cilët janë vetëkarantinuar në banesë.

Burimet kanë thënë se atyre iu është marrë tampon një ditë më parë dhe është dërguar në Tiranë për analizë.

Deri më tani, 13 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, 2 prej të cilëve nga Durrësi.

Kujtojmë që në Shqipëri janë gjithsej 243 të prekur nga COVID-19 dhe 52 të shëruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas padive që ka depozituar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me shembjen e godinës së vjetër, ka reaguar Prokuroria e Posaçme ku

Linja ajrore ekonomike Wizz Air deklaroi se do të operojë me një bazë të re në Tiranë.

Duke filluar nga dita e hënë, hotelet në të gjithë vendin do të kenë akses për të aplikuar për hapjen e plazheve private.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës u miratua lista parapake me emrat e 8782 qytetarëve, që pritet të përfitojnë g

462 qytetarë të Durrësit janë refuzuar për të përfituar dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, megjithëse kanë aplikuar në pr

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari i kërkuar për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe

Nuk dimë nëse ka qenë një moskoordinim mes institucioneve apo gabim i policisë në urdhrin e saj por brenda ditës së sotme Policia e Shtet

Jahti superluksoz Al Mirqab është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus nuk është shumë pozitive.

Forcat xheniere dhe ato të IMKT-së rrethuan sot pallatin në qendër të Durrësit, për të cilin është marrë vendimi për ta shembur, pasi rez