Në lidhje me ngjarjen e rëndë të bërë publike sot, ku sipas banorëve të zonës së Arapajve në Durrës, kishte ndodhur një përdhunim në grup në shkollën “Myslim Hida” ndaj një vajze 8-vjeçare, burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se në fakt kemi të bëjmë vetëm me ngacmim seksual.

Në ngjarje janë janë përfshirë dy djem të moshës 13 dhe 16 vjeç. Një ditë pas ngjarjes, ka qenë nëna e të miturës që iu drejtua policisë ku bëri denoncimin, pasi i kishin thënë banorë të fshatit se vajzën e saj e kishin marrë pëmes mashtrimit dy djem.

Nga marrja në pyetje e të miturës në prani të psikologes, punonjes sociale dhe OPGJ-së, është mësuar se dy djemtë e kanë marrë në tarracën e shkollës ku kanë kryer ngacmim seksual.

Rezulton që policia, kryerjen e veprimeve hetimore e ka çuar në prokurori dhe në gjykatë. Ishte Gjykata ajo që kërkoi menjëherë ekzaminimin mjeko-ligjor të vajzës 8-vjeçare, nga e cila rezulton e padefloruar.

Burime zyrtare thanë për “DurrësLajm” se gjykata ka dhënë 20 ditë burg për 16-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual dhe është transferuar në burgun e të miturve në Kavajë.