Reagimi skandaloz i Ardi Veliut: Më nxorën fjalën nga konteksti

29/05/2020 - 18:35

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifikoi dhunën policore ndaj një adoleshenti.

Në mënyrë skandaloze, edhe pse është me zë e figurë duke treguar foton e nënës së fëmijës, Ardi Veliu thotë se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti.

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu:

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t'u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë "krim" të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa të vjetra në lagjen nr.5, në qendër të Durrësit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv.

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Shijaku ishte ndër qytetet e fundit në rang vendi që regjistroi rastet e para me koronavirus.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit Bilbil Hasani, i cili i dha fund jetës në burgun "313" në Tiranë një vit më parë, Mirjeta, ka nisur betejen l

Prokuror i Apelit Durrës , Ludovik Dosaj rrezikon postin pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.