Reagon spitali "Shefqet Ndroqi" për vetëvrasjen e 29-vjeçarit nga Durrësi me Covid-19

13/08/2020 - 11:52

Spitali "Shefqet Ndroqi" ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku 29-vjeçari nga Durrësi, Xhino Koça, i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të.

Në reagim thuhet se i riu po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin "Shefqet Ndroqi", me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar, ndërsa vijojnë hetimet për arsyet që e çuan 29-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

"Stafi i spitalit universitar "Shefqet Ndroqi" shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin "Shefqet Ndroqi", me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar "Shefqet Ndroqi" siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po u

Kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli ka reaguar lidhur me denoncimin e qytetarit Altin Bushi se banesa e tij është dëmtua

Nesër ndryshon ora, teksa në 03:00, akrepat do të zëvendësohen një orë pas, duke shënuar orën 02:00.

Vijojnë të jenë të larta shifrat e Covid 19 në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje jete dhe 302 raste të rej

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vend

Duke filluar nga dita e hënë, datë 26 tetor do të nisë edhe dejivimi i trafikut në ish-sheshin “Shqiponja”, pasi po vijojnë punimet për n

Duke nisur nga viti 2021, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mund të pajisen me një leje të re qarkullimi, e miratuar së fundmi nga Min

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbaj

Familja Bushi në fshatin Bizë të Ishmit prej 11 muajsh jeton në kontejner, të cilin e ka siguruar vetë pasi banesa është dëmtuar nga tërm

Grevistet e Ballshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.