Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka reaguar pas lajmit se mes infermierëve të dërguar në Itali ka edhe njerëz që nuk e ushtrojnë këtë profesion.

Në reagim thuhet se të 20 infermierët janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe janë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit.

Deklarata e plotë:

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë të anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejtë të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit të lëshuar nga UISH janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.