Për herë të parë në spitalet publike shqiptare u realizua ndërhyrja e nefrektomisë, apo heqja e veshkës me metoda të avancuara, nëpërmjet laparoskopisë, njoftoi në faqen e saj në FB ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Kjo ndërhyrje e suksesshme është realizuar në spitalin rajonal të Durrësit dhe është bërë e mundur falë financimit të qeverisë në aparatura moderne, nënvizon ndër të tjera ministrja Manasterliu.

“Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në spitalin e Durrësit, e dr. Shkëlqim Ferkos, dr. Ervis Agastra, dr. Mimoza Kamberi dhe instrumentar Orman Çyrbja që kanë realizuar jo vetëm këtë ndërhyrje shumë të ndërlikuar, por edhe intervente të tjera të kompleksitetit të lartë në spitalin rajonal të Durrësit”,- shkruan Manastirliu.