Avokati i Redjan Rrajës ka ankimuar në Apel masën "Arrest me burg" ndaj klientit të tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Redjan Rrajën, i vetmi person i arrestuar për atentatin e 1 nëntorit në Durrës, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku i cili humbi jetën pas 6 ditësh.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se gjatë natës është ushtruar kontroll në banesën e një personi në Lushnje i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me