Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e së premtes ka ngritur një grup pune prej katër anëtarësh, i cili do të koordinojë punën me institucionet e tjera për procesin e Reformës në Drejtësi, si dhe miratimin e akteve të përbashkëta.

Grupi i punës përbëhet nga tre anëtarë të KLD-së, Gerd Hoxha, Neritan Sena, Vangjel Kosta i zgjedhur si dhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, emri i të cilit ende nuk është përcaktuar.