Reforma Zgjedhore, ODIHR: Për të ardhur keq që afati i 31 majit s’u përmbush

03/06/2020 - 20:24

Prej më shumë se 24 orësh SHBA, BE, OSBE dhe Britani e Madhe kanë vendosur të ulen në të njëjtën tryezë me Këshillin Politik dhe t’i bindin ata, me çdo kusht, që të gjejnë një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku guri i themelit janë rekomandimet e ODIHR.

Madje një ditë më parë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u shpreh qartë se qëllimi i tyre është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. “Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.” – shpreh Yuri Kim të martën.

Real Story i është drejtuar zyrës së ODIHR në Varshavë duke i kërkuar një koment mbi gjithë zhvillimet e fundit. Në përgjigjën e mbërritur nga Zëdhënësja e ODIHR nënvizohet se pavarësisht dështimit të arritjes së një marrëveshje deri më 31 maj, ODIHR mbetet e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj.

“ODIHR vlerësoi angazhimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona. Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”, thuhet në përgjigjen e ODIHR./Real.story

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavir

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.