Regjistrohet lëkundja sizmike e radhës në Durrës, e cila ka rënë mëngjesin e sotëm në orën 05:04.

Nga të dhënat sizmiologjike të IGJEUM, lëkundja me magnitudë 2.3 ballë, ka pasur epiqendrën po në detin Adriatik, te Kepi i Rodonit, me thellësi 45 km.

Ndërsa lëkundja sizmike e fundit që ka rënë të enjten më 26 shtator, ka qenë me magnitudë 2 ballë, e regjistruar në orën 20:41. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 10 km në veri të Durrësit, me thellësi 20.5 km.