Një lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas institutit të Gjeoshkencave, lëkundja ka qenë me manjitudë 2.5 ballë dhe është regjistruar 7 km në perëndim të Librazhit.

Thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë shumë afër sipërfaqes, vetëm 1 km

Kjo lëkundje pason dy tërmete të tjera të regjistruara gjatë ditës së djeshme, njëri me manjitudë 3 ballë dhe tjetri 2.3 ballë, të dy me epiqendër në afërsi të Kukësit.