Një tjetër tërmet është ndjerë para pak minutash në qytetin e Durrësit, i cili ishte më i prekuri sot nga tërmetet zinxhir që ranë prej orës 16:04 minuta. Më i fundit është regjistruar në orën 22.00 dhe ka pasur manjitudë 3.5 ballë.

Mësohet se tërmetet e njëpasnjëshme e kanë patur epiqendrën në detin Adriatik, shumë pranë qytetit bregdetar.

Sipas sizmiologëve epiqendra në det ka ndryshuar thellësinë e goditjes dhe perimetrin pas goditjeve të ndryshme.

Në qytetin e Durrësit një numër i madh qytetarësh janë vendosur në lulishte dhe ambjente të tjera të hapura, apo edhe në stadiumin 'Niko Dovana'. Kujtojmë se i pranishëm më parë në Durrës ishte edhe presidenti Ilir Meta. Ndërkohë bashkia e qytetit dhe prefektura janë në gatishmëri të plotë si dhe është krijuar Shtabi i Emergjencave.

Ndërkohë tërmeti i parë i fuqishëm u shënua mbasditen e sotme në orën 16:04 minuta dhe ishte me magnitudë 5.8 Rihter dhe 7.5 ballë.