Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak. Bëhet fjalë për një grua që ka ardhur këto ditë nga vendi fqinjë, Itali dhe banon në Sallmone.

Gjatë të gjithë kësaj periudhe, pavarësisht afërsisë me Durrësin dhe Sukthin, Shijaku kishte mundur të qëndronte jashtë listës së qyteteve me raste pozitive me Covid-19.

Dy javët e fundit vendi ynë ka regjistruar shifra të larta të të prekurve me Covid-19, ndërsa për çdo ditë janë regjistruar 2-3 vdekje të personave të infektuar me koronavirus.