Një tërmet ka lëkundur ditën e sotme Shqipërinë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter me epiqendër në Thumanë, sipas të dhënave nga IGJEUM.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në Durrës, Tiranë e Laç.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton gjithashtu se thellësia e lëkundjeve ka qenë 19 km.