Rekord infektimesh, 117 raste të reja dhe dy humbje jete nga koronavirusi

13/07/2020 - 10:38

Kjo javë nis me një tjetër rekord të rasteve të reja me Covid-19. Në 24 orët e fudit janë regjistruar 117 raste pozitive me Covid-19 nga 585 testime të kryera. Ndërkohë kanë humbur jetën edhe 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. 

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)

  • Testime totale                   32938
  • Raste pozitive                   3571
  • Raste të shëruara              2014
  • Raste Aktive                    1462
  • Humbje jete                      95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   635
  • Durrës                  218
  • Shkodër               186
  • Vlorë                    108
  • Lezhë                   75
  • Kukës                   47
  • Berat                     41
  • Korçë                    40
  • Elbasan                 35
  • Fier                      33
  • Gjirokastër           24
  • Dibër                    20

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Dy persona kanë qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Durrës, Policia i ka identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorët.

Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi.

Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites.

Mjekja Lida Shosha publikon në "Facebook" mushkëritë e një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër