Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se ditën e hënë, disa zona në kryeqytet do të mbesin pa energji.

Sipas OSHEE-së, kjo do të ndodhë për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo. Shkëputja e energjisë elektrike do të bëhet nga ora 09:00 në 14:00.

Do të mbeten pa energji këto zona:

Rr.Jordan Misja, (ish-Perim Patatet), ish-Uzina Dinamo, Rr. Siri Kodra, Rr Don Bosko, zona pranë nëstacionit 220kV, zona pranë shinave të Trenit, zona prapa Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusëve, Paskuqan, Bathore.