Seanca e radhës e Kuvendit pritet të nisë gjatë ditës sotme në orën 10:00. Opozita sërish nuk do jetë e pranishme, pasi e ka bojkotuar që prej nisjes së sesionit të ri.

Në rendin e ditës është parashikuar ndër të tjera edhe një interpelancë mes kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe me Ministrin e  Ekonomisë Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të diskutohet është edhe Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.10.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe (neni 96, Rregullore).
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar – nismë e KM (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
– Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar –  nismë e një grupi deputetësh (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
Pyetje
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare):
Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1
5. Njoftim/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
6. Njoftim/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën në vijim (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)