Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 9 persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar.

Dy zonat më të prekura ku është shënuar dhe numri më i madh i viktimave janë Durrësi dhe Thumana.