Rëndohet situata për Kokëdhimën, Bashkia: Biznesi nuk ka paguar taksat

19/08/2019 - 21:44

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima kapet pas kofanos së makinës nuk mund të mos ndikonin në biznesin e tij.

Aktiviteti i biznesit është ndërprerë ndërkohë burime nga Bashkia e Himarës bëjnë me dije të dhëna që e rëndojnë edhe më shumë situatën e tij. Sipas bashkisë, godina e restorantit dhe e hotelit janë pa leje ndërtimi, por në proces legalizimi. Gjithashtu rezulton se Kokëdhima nuk ka paguar asnjë taksë për biznesin e tij. Nëse ky biznes nuk do të legalizohet brenda pak ditëve atëherë sipas burimeve të pushtetit vendor godina mund të shembet.

Plazhi ngjitur me biznesin këtë të hënë është i liruar nga shezlongët dhe çadrat dhe mund të përdoret nga çdo pushues. Ndaj Mihal Kokëdhimës Gjykata e Vlorës dha masën “arrest me burg”  për 3  akuza, “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim te pronës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas Meteoalb, Shqipëria këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët jashtë Tiranës, teksa tha në emisionin “Kjo Javë” të

“Ne jemi shumë të fokusuar te rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos te produktet me origjinë shtazore”.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë në zonën e Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aplikimin e proj

Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997.

AKU ndalon hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar dhe ndëshkon me 5.25 milionë lekë kundravajtje

Një tërmet ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.