RENEA aksion në Divjakë për të kapur kriminelët, plagoset në kokë i moshuari

14/09/2018 - 14:08

Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA kanë ushtruar kontroll në fshatin Remas të Divjakës, por gjatë kontrollit të banesave, sipas banorëve, është qëlluar me armë.

Ndërsa sipas komunikatës së policisë, RENEA, rreth orës 05:30 ka ushtruar disa kontrolle banesash, ndër to, edhe në banesën e shtetasit Haxhi Lika, 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi Haxhi Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë gjahu në dorë.

“Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje përsëri shtetasit Haxhi Lika për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H.L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka shoqëruar 2 djemtë e familjes, Arben Lika dhe Martin Lika.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.

Koço Kokëdhima së fundmi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në “Report Tv”, lëshoi një deklaratë bombë duke deklaruar se, ende nuk dihet se kush e ka v

Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabandë.

Rreth 1000 të rinj vullnetarë, ministri Klosi, përfaqësues të Eko Mendje, nga Zonat e Mbrojtura, prefektura e Durrësit dhe strukturat e t

Në Shqipëri, ambasada amerikane tha sot se ajo “nxit këdo që mendon të kandidojë që të rregjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qersh

Pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media, kanë reaguar më në fund Prokuroria e

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zh

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi