Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje te vendit më konkretisht në fshatin turistik të Dardhës.

Reshjet janë me intesitet të ulët, ndërsa kanë nisur prej gati 1 ore dhe janë ende të pranishme në lartësi mbi 1200m.

Sipas zyrtareve te autoritetit lokal rrugor, reshjet e pakëta do të përfshijnë fshatrat turistike Dardhë,Voskopojë dhe Qafë Qarrin, ndërsa kontraktorët janë në gadishmëri për çdo situatë.