Gjatë natës reshjet e shiut dhe të dëborës kanë vijuar në të gjithë territorin, po intensiteti i tyre ka qenë normal. Në veri të vendit ka pasur dhe reshje dëbore, por sasia e rënë nuk ka qenë dhe madhe dhe nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është punuar gjatë natës për pastrimin e asketeve ku pa pasur prezencë të dëborës dhe është shpërndarë kripë.

Po ashtu njoftohet se në të gjitha akset kombëtare vazhdon qarkullimi normal.

NJOFTIMI I PLOTË

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll.

Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë

Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.