Dita e sotme parashikon reshje shiu në të gjithë territorin. Sipas IGJEUM, reshjet më të dendura do të jenë në qarkun e Durrësit, Shkodrës, Lezhës, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do jenë disi më të dobëta.

Në zonat të ndryshme përgjatë ditës reshjet pritet të jenë edhe në formë shtrëngate, ndërsa era do jetë mesatare.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt.20) dhe nesër (e martë dt.21) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Durrës dhe Lezhë dhe të dobëta në qarqet e tjera. Reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive në Shkodër dhe Lezhë dhe deri në lokalisht mesatare në shumë qarqe të tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, veçanerisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë

TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 20 °C
në vendet malore: 7 / 17 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.20) dhe nesër (e martë dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e hënë dt.20) dhe nesër (e martë dt.21) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).