Reshjet e dendura të shiut/ Parashikimi i frikshëm për ditën e mërkurë për Durrësin

19/03/2018 - 19:06

   Reshjet e shiut me intensitet të lartë që u regjistruan që në orët e para të mëngjesit në Durrës shkaktuan përmbytje në thuajse të gjitha lagjet e qytetit.

Megjithëse parashikimet e sinoptikanëve flisnin për ditë me reshje, sot askush nuk e parashikonte një problematikë kaq të theksuar në qytetin bregdetar.

Në shumë zona, lëvizja e kalimtarëve dhe mjeteve thuajse u paralizua, shumë automjete mbetën të fikura në mes të rrugës, ndërsa kalimtarët u zhytën deri në brez në ujë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Oborret e disa shkollave 9-vjeçare dhe të mesme u kthyen në liqene, ndërsa në shkollën “Met Hasa” u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nxënësit dhe mësuesit e mbetur brenda.

Situatë kritike u krijua edhe në lagjen nr.18, ku autobuzi i linjës Durrës-Unazë-Plepa mbeti i bllokuar në mes të rrugës dhe vetëm pas 3 orësh zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë qytetarët e bllokuar brenda mjetit të transportit urban.

Situata duket e rënduar edhe në orët e pasdites, ku shumë zona të qytetit janë ende nën pushtetin e ujit.

Parashikimi sinoptik për ditën e nesërme sjell një lajm të mirë, pasi reshjet largohen, të paktën përkohësisht, për t’u rikthyer sërish ditën e mërkurë.

“Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër. Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërisht mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje. E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit”, parashikon Meteoalb.

Ndërkohë, një faqe italiane e parashikimit të motit, jep një parashikim të frikshëm për situatën sinoptike në Durrës, gjatë të mërkurës.

Sipas Meteogiornale.it, nëse gjatë të hënës në Durrës janë regjistruar 19.9 mm shi, ditën e mërkurë pritet të regjistrohen 86.9 mm: https://www.meteogiornale.it/previsioni-meteo/albania/durazzo

Nëse parashikimi del i saktë, pas dy ditësh në Durrës pritet të bjerë 4-fishi i reshjeve të rëna gjatë ditës së sotme. Këto reshje mund të sjellin sërish përmbytje masive në qytetin bregdetar dhe rrethinat.

Parashikimi i Meteoalb:

MOTI GJATE JAVES: Deri në mbrëmje shirat pakësohen ndjeshëm në të gjithë vendin por mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë natës. Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër. Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërisht mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje. E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit. Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat do të ulen edhe për orët vijuese, rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës. Po ashtu, një tjetër rënie me të paktën 3°C sjell e enjta, gjatë mëngjesit dhe mesditës ndrësa e premtja dhe fundjava sjellin rritje gradualë të temperaturave në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anët

Vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, ndërkohë që Report Tv më

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe  mbi 20 anë

Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-de

Dy automjete tip “Benz” janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili duke iu referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, shprehej se për

Me kërkesë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të diel ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Ç

Një informacion i marrë në rrugë operative se Klemend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tir

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu.