Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër. Mësohet se mëngjesin e sotëm sipërfaqja totale e përmbytur është 1330, gati dyfish krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Bashkisë Shkodër, të përmbytura janë 398 hektarë tokë e pakultivuar, 890 foragjere të dyta dhe jonxhe, 25 hektarë grurë dhe 17 hektarë bime dekorative dhe pemtore.              

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 centimetra. Po ashtu bëhet me dije se ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit dhe UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë, si dhe gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në fund bashkia bën apel që ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Njësia Ana e Malit dhe mbështetje për bagëtitë që kanë mbetur të bllokuara nga uji.