Reshjet e shiut të mëngjesit të sotëm kanë boshatisur plazhin e Durrësit.

Të paktë janë guximtarët që i janë drejtuar bregdetit për të kaluar të dielën në vijën bregdetare.

Shezllonet janë të mbyllura, ndërkohë që deti është ende i trazuar nga moti i paqëndrueshëm.

Jemi në mes të gushtit, por fotot që sjell sot DurrësLajm nga bregdeti duket sikur janë ditët e para të muajit shtator.

Shihni foto galerinë: