Riaktivizohet hetimi për rrëzimin e avionit në Ishëm të Durrësit, dosja me provat dhe emrat e "të fortëve" të Fushë Krujës

09/11/2019 - 15:03

Riaktivizohen hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi. Ky i fundit ishte liruar me garanci pasuror prej 10 mijë eurosh.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.

Sipas gazetares Lala, në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.

Burime i thanë gazetares se kanë ardhur emra konkretë të këtyre personave, që janë kryesisht nga Fushë Kruja, dhe që organizonin trafikun, dhe ishin të skeduar më herët nga drejtësia.

Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisori dhe aktori Edmond Budina foli për gazetaren e "News24" Klodiana Lala, pas dorëzimit të kallëzimit penal në SPAK për shembjen e

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 23 persona në vendin tonë.

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19, pasi janë shfaqur 6 raste të reja në njësinë administrative Rukaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të bëjë një tjetër kallëzim sot në SPAK.

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bash

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshj

Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Og

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politi

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.