Sandër Lleshaj ministër i  punëve të brendshme është duke zhvilluar një vizitë në Liban me qëllim mundësimin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Siri.

Ministri Lleshaj ka biseduar me homologun e tij në Liban, ndërsa sot është takuar me Gjeneralin Abas Ibrahim i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.

Fotot e takimit janë publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë së Libanit. Për vetë sensibilitetin e çështjes nuk jepet asnjë detaj se çfarë ndihme ka premtuar Gjenerali Abas Ibrahim.

Ministri Lleshaj në takimet që po  zhvillon  në Liban nga fotot e publikuara tregohet se është i  shoqëruar nga zyrtarë të ministrisë së brendshme dhe drejtori Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano.

Kjo është hera e dytë që ministri  Lleshaj i shoqëruar nga  Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban. Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën. /TCH