Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/ Ministri Çuçi prej dy ditësh në Bejrut

25/02/2021 - 20:57

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se ndodhet prej dy ditësh në Bejrut për të diskutuar për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria.

“Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”- shkruan ai.

Ministri Çuçi thekson se ka zhvilluar takime me zyrtarë në Liban, me të cilët ka diskutuar pikërisht për finalizimin me sukses të operacionit për riatdhesimin e shqiptarëve.

Mesazhi i ministrit:

Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut.

Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim.

E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër.

Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.

Për ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim”.

Ditën e nesërme (e mërkurë), në orën 12.00, Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe, ku në rendin e ditës janë

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 234 raste të rej

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar në komisionin e Ekonomisë së kryeministri Edi Rama ka meritë të veçantë për sigu

Komandohet kryetarja e Njësisë Administrative nr.6 në Bashkinë Durrës.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Petin dhe Klaudio Xibrakun, administratorë të kompanisë, në konte