Riatdhesohen 173 azilantë shqiptarë

10/12/2019 - 20:05

Janë riatdhesuar 173 azilantë shqiptarë që po qëndronin në mënyrë të paligjshme në Francë dhe në zonën Schengen.

Riatdhesimi u realizuan në dy operacione të ndryshme në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.).

“Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca. Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas,”- njoftojnë uniformat blu.

Policia e Shtetit bëri apel që shqiptarët, të cilët udhëtojnë në hapësirën Schengen të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Ndërsa shtoi se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar i prekur nga tërmeti

Ditën mërkurë, më 29 janar 2020 pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës.

Në mbledhjen e fundit të Shtabit të Emergjencave në Durrës është bërë një përmbledhje e situatës së deritanishme në terren përsa i përket

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, Selim Belortaja ka këshilluar shqiptarët të shtyjnë udhëtimet dhe kontaktet fiz

Paraditen e kësaj të shtune, banorët e Xhafzotaj janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar.

MeteoAlb parashikon se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat shtohen gjatë orëve të pa

Pas takimeve këshilluese me prokurorë dhe inxhinierë italianë, ekspertë në analizimin e cilësisë së godinave pas tërmeteve, Prokuroria e

Nëse keni bërë plane për fundjavën, kini parasysh se nuk do te jeni në shoqërinë e motit me diell.

Nuk ka optimizmin e Komisionerit për Zgjerim Varhei, por dhe Presidenti i Këshillit Europian, duke folur në Tiranë në krah të kryeministr