Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, shefi i Policisë: Pasojat që vuani nga deportimi (VIDEO)

19/10/2019 - 15:21

Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Schengen.

Ky ishte një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar. Sipas Shefit të Komisariatit të Policisë Rinas, Përparim Dema ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetarisht, çka konsiderohet si një element ndihmës në parandalimin e lëvizjes së parregullt në zonën Schengen.

Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se: “Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.”

Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, Dema tha: “Deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Schengen”.

Tre ditë më parë në Rinas u riatdhesuan edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Ky operacioni riatdhesimi për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpunim me Frontex-in.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre anëtarët e këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë votuar kundër  kalimit në Kuvend të projektligjit “Për shërbimet e me

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dh

Burime të rezervuara tregojnë se përveç ambasadorit të OSBE, Bern Borchardt, i cili u shpall person non grata prej Presidentit Meta, mëso

Investimet e huaja në Shqipëri shumë shpejt pritet të hyjnë në një fazë vështirësie.

18 ditë pas atentatit që e la të plagosur është larguar drejt shtëpisë së tij, shtetasi Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si "Rrumi".

Tashmë është hapur gara për pozicionin e kryeprokurorit të Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm, 11-vjeçari Alvin Berisha, i shoqëruar nga babai Afrimi e familjarët e tij, ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Le

Objektet e zbuluara në ujrat detare pranë Durrësit së shpejti do të vendosen së bashku në Muzeun Arkeologjik, i cili kohët e fundit ka ma

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 33-vjeçaren, Amarilda Leka e cila përmes mashtrimit arriti t'i merrte 50 mijë euro një të dënuari për v

SHCBA ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se kanë dekonspiruar aksionin për arrestimin e ish kryebashkiakut të V