Drejtoria Rajonale Arkeologjike ka pezulluar prej disa ditësh punimet në Kodër Vilë për të bërë studimet në lidhje me mbetjet arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve.

Ditën e sotme rreth orës 07:30 makineritë e tonazhit të rëndë rifilluan punimet duke prerë ujin e pijshëm por dhe duke cënuar disa nga pronat e banorëve (janë të dukshme në videon e sotme).

Banorët thonë se ju drejtuan Policisë së Shtetit por nuk kanë gjetur mbështetjen e këtij institucioni. Ata tregojnë se kanë telefonuar vazhdimisht  policinë, që iu është përgjigjur se firma ka leje ndërtimi. 

Sipas tyre, "institucionet kanë rënë dhe ne jemi të tronditur, e vetmja shpresë  për ne është mediadhe ndërgjegjësimi qytetar. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Durrësit duke filluar që nga dita e hënë të na mbështesin në peticionin tonë qytetar drejtuar çdo institucioni shqiptar."

K.H.