Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.

Toska u njoh dje me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtarit Toska përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Mësohet se gjyqtari Toska zotëron vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m², me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m², në vlerën 25 000 lekë.